
6 Gusht 2016 - 19:12
Kështu është vendosur pas diskutimit që zgjati rreth 20 orë, mes ministres për Dialog, Edita Tahiri, dhe drejtorit të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
Ministrja Tahiri ka thënë, përmes telefonit për KTV-në, se me lehtësimin e BE-së, janë pajtuar me palën serbe që të bëhet lirimi i urës. Tahiri ka shtuar se Ura e Mitrovicës do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera të Kosovës.
Sipas saj, punimet në urë do të kryhen duke iu qasur vendpunimit nga rruga në anën jugore dhe se ura do të jetë e hapur për qarkullim të plotë më 20 janar 2017.
Në përputhje me të njëjtin afat kohor, komuna e Mitrovicës së Veriut do ta rivitalizojë rrugën e saj kryesore – Rruga Mbreti Petar – në zonë për këmbësorë, ka sqaruar ajo.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...