“Pronto 2”: Koordinimi mes Thaçit e Grabovcit për reciprocitetin me Serbinë [video]

6 Gusht 2016 - 19:07      

Hashim Thaçi e Adem Grabovci janë protagonistë edhe në bisedën telefonike të radhës të publikuar në aferën e përgjimeve të njohur si “Pronto 2”.

Në pjesën e dytë, në 6 biseda telefonike, shihet se dyshja është koordinuar për çdo lëvizje. Ndërsa, Gabovci i raporton ish-shefit të tij në detaje për gjithçka, raporton KTV.

Ata bëjnë plane se si të deklarohen rreth një iniciative të Lëvizjes Vetëvendosje për masën e reciprocitetit me Serbinë.

Në vazhdim, ata flasin edhe për Ligjin për Vlerat e Luftës dhe ish-Ministrinë e Mbrojtjes, ku ish-kryeministri thotë se anëtarët e Shtabit ë Përgjithshëm të UÇK-së nuk janë më të mirë se ata të ish-Ministrisë së Mbrojtjes, që gjatë luftës udhëhiqej nga LDK-ja.

Dyshja Thaçi-Grabovci flasin edhe për pasqyrimin që i kanë bërë mediat vizitës së tij në Amerikë.

Ndërkohë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së kërkon nga ish-shefi i tij, që të koordinohet edhe me Hajredin Kuçin, që ky i fundit të lëshojë një deklaratë në emër të qeverisë për rekomandimet e Komisionit Evropian që, sipas tij, janë në përputhje me rekomandimet e qeverisë.

Derisa ish-kryeministri, tani President i vendit, kërkon të sigurohet se gjithçka është nën kontroll, Grabovci ish-partnerit të koalicionit, AKR-së së Behgjet Pacollit, i referohet si “Pacollat”.

Ndërsa edhe në këtë seri të bisedave ata vazhdojnë talljen me ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të cilit i referohen si “sheqer”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...