Veseli: Atletët tanë do të ngrehin lartë emrin e Kosovës

6 Gusht 2016 - 17:48      

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar sportistët e Kosovës që po marrin pjesë në Lojrat Olimpike “Rio 2016”.

Ai ka thënë se ata kanë hyrë në histori dhe do të ngrehin lartë emrin e Kosovës, duke shtuar se do t’i japin hov të gjithë të rinjve në vend, transmeton Koha.net.

“Atletët e Republikës së Kosovës sot bën histori, duke hyrë në mesin e shteteve olimpike me flamur dhe sportistë të motivuar që të ngrehin lartë emrin e Republikës së Kosovës.

Talenti dhe përkushtimi i frymës olimpike, do t'i japin hov, jo vetëm sportistëve tanë olimpik por edhe të gjithë të rinjve duke u përballur me rekordet botërore, të arriturat kulminante në sport që tashmë për neve janë fitimtarë dhe duke u bërë krenaria jonë. Ju lumtë!”, shkroi Veseli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...