Foto: Koha

Deputetja Haxhiu, thirrje qytetarëve për “heqjen” e Kryeministrit Mustafa

6 Gusht 2016 - 17:34      

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur si njeri që nuk përfaqëson interesat e qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, por njeri që mbron interesat e Serbisë dhe të Malit të Zi në Kosovë.

Sipas saj, kauza e opozitës në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi nuk është kauzë e rrejshme, siç e ka cilësuar Mustafa sot në një intervistë për REL, duke potencuar se janë mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve; janë rreth 100 mijë njerëz që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje nëpër sheshet e Prishtinës, dhe sipas saj, e njëjta është kundërshtuar edhe nga profesorët dhe ekspertet më të mirë nga Kosova e Shqipëria.

“U dëshmua edhe në tryezën e 3 gushti se e drejta është në anën tonë”, thekson Haxhiu, raporton Koha.net.

Me këtë cilësim dhe me thirrjen që Mustafa u ka bërë deputetëve për ta votuar demarkacionin me shtetin e Malit të Zi, deputetja e Vetëvendosjes tha se kreu i ekzekutivit ka filluar “të provokojë e të tensionojë situatën”.

Në njërën anë, sipas saj, Mustafa po lejon dhe ndihmon shtrirjen e pushtetit të Serbisë në Kosovë dhe në anën tjetër po mundohet me çdo kusht t’i falë territor Malit të Zi.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shtojnë angazhimin për “heqjen e tij”.

“Qytetarët nuk e meritojnë një njëri si ky andaj angazhimi jonë për heqjen e tij duhet rritur. Unë i thërras qytetarët që të jenë të vëmendshëm ditëve në vijim dhe të mos e tolerojnë një njëri që po e rrezikon të ardhmen e Republikës dhe fëmijëve tanë”, ka theksuar ajo në fund.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...