
6 Gusht 2016 - 17:20
Ai ka thënë se edhe përkundër ngjarjeve të rënda të kohës së fundit, e sidomos të asaj kur u sulmua me mjet shpërthyes ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të Kosovës nuk është mbledhur.
Sipas tij, krerët e institucioneve të Kosovës nuk e çajnë kokën për sigurinë në vend, por duan vetëm siguri për kapjen e shtetit, raporton Koha.net.
Ky është postimi i plotë i Ymerit:
Se krerët e institucioneve të Kosovës nuk e çajnë kokën për sigurinë në vend na e pat përkujtuar edhe Raporti i Progresit të Komisionit Evropian nga viti i kaluar. Aty thuhej: "Këshilli i Sigurimit i Kosovës, i cili duhet të ketë rol këshillues në të gjitha çështjet e sigurisë, nuk mban mbledhje të rregullta sipas mandatit të tij". Kështu, pavarësisht se a bëhet fjalë për (pa)sigurinë në veri të Ibrit, te kufijtë e Kosovës, apo edhe në ndërtesën e Kuvendit, këtë Këshill të Sigurisë nuk ka se kush ta mbledhë. Mbase, pikërisht ata që duhet dhe munden nuk duan! Afera Pronto 2 me epizodat e saj po na e dëshmon se me çfarë lloji të sigurisë është i preokupuar ky regjim: duan siguri për kapjen e shtetit, jo siguri për popullin dhe territorin e shtetit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...