6 Gusht 2016 - 16:47
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka bërë me dije se është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, presidentin francez, François Hollande, dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi.
“Pas hapjes spektakolare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, në mesin e krerëve dhe personaliteteve të shquara shtetërore nga shumë vende pjesëmarrëse në Olimpiadë, pata kënaqësinë të takoj sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, presidentin francez, François Hollande, dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi”, ka shkruar Thaçi.
Me këtë rast, Thaçi i ka falënderuar burrështetasit për mbështetjen e jashtëzakonshme që vendet e tyre po vazhdojnë t’i japin konsolidimit të shtetit tonë, duke përfshirë edhe kontributin për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar.
“Ata e ndanë gëzimin për debutimin e republikës sonë të re në Lojërat Olimpike dhe i uruan sportistëve tanë fat në garat në vijim. Jemi të bekuar për miqtë që i kemi”, theksoi në fund presidenti Thaçi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...