Lekaj i tregon Mustafës porosinë nga rugovasit

6 Gusht 2016 - 15:39      

Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, i ka shkruar sërish kryeministrit Isa Mustafa, të cilin më parë e kishte ftuar atë që të shkojnë bashkë për të parë ku janë 8200 hektarët që, sipas tij, po i humbë Kosova nga demarkacioni me Malin e Zi.

“Kryeministër lexoje këtë mbishkrim që e kanë shkruar Rogovasit. Kryeministër, edhe pse para disa ditësh të ftova që të shkojmë bashkë për të parë se deri ku ka hy Mali i Zi me miratimin e komisionit dhe tuajin, ne tokat tona. Ju, duke e ditur se e vërteta është në anën tonë, nuk u përgjigjet”, ka thënë Lekaj.

“Dje ishte njëra ndër shumë ditët më plotë argumente se Kosova ka humbur mbi 8000 hektarë tokë. E këtë e hasëm gjatë vizitës me kryetarin Haradinaj, deputetë dhe shumë qytetarë që i bëmë atyre bjeshkëve. Ja, po ti ofrojmë disa nga ato argumente”, ka thënë Lekaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...