6 Gusht 2016 - 14:01
Ky investim, sipas zyrtarëve të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, po bëhet për të rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike gjatë stinës së dimrit edhe atëherë kur ka erëra të forta.
Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, për KosovaPress tha se kjo po bëhet që konsumatorët të kenë shërbime sa më kualitative dhe faktorët ekstern, përfshirë kushtet atmosferike, të kenë sa më pak ndikim në furnizimin me energji elektrike.
Përforcimi i rrjetit do të bëhet gjatë tërë muajit gusht, ndërkohë që mund të ketë edhe ndërprerje deri në disa orë për largpërçuesin specifik ku intervenohet.
“Pra, kësaj here hyjmë shumë më të përgatitur dhe kemi shumë më pak ndalesa të energjisë si pasojë e faktorëve nga kushtet atmosferike”, tha Buzhala.
KEDS për këtë kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve. Ngase kjo duhet të merret si investim që e përmirëson shërbimin dhe bëhet për të mirën e të gjithëve, e assesi si reduktim. Ndalja e energjisë aty ku intervenohet është e domosdoshme për shkaqe të sigurisë.
Buzhala tha se investimet janë duke u bërë për momentin në Prishtinë, Podujevë dhe në Gjakovë, ndërsa në ditët në vijim do të ketë edhe në komuna të tera, por do të njoftohet opinioni, përkatësisht konsumatorët e KEDS, për të gjitha intervenimet një ditë më herët.
KEDS është duke njoftuar në detaje për çdo intervenim në baza ditore dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në detajet e fundit.
Ky proces, paralelisht me zvogëlimin e ndalesave të paplanifikuara, ka ulur edhe humbjet, çka ka bërë që përfitimet për konsumatorë të jenë të shumanshme.
KEDS paralel me revizionimin, po vazhdon edhe me qindra projekte anekënd vendit për zgjerim dhe përforcim të rrjetit. E gjithë kjo po bëhet në kuadër të masterplanit të investimeve për periudhën dhjetë vjeçare që parasheh kalimin e rrjetit në standardet më të larta.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...