6 Gusht 2016 - 13:54
Ky angazhim i Forcave të Armatosura vjen për shkak të një emergjence mjedisore, që është shqetësuese jo vetëm për pushuesit, por një problem edhe për turizmin në tërësi.
Aksioni për pastrimin e vijës bregdetare është ndjekur nga afër edhe nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila përveç falënderimit të trupave, ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët.
“Nuk po kërkojnë ‘pokemona’! Nuk janë as pushues, janë pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të cilët në 40 gradë kanë nisur sensibilizimin nga Vlora në Ksamil për të mos ndotur mjedisin dhe për ta mbajtur atë pastër. Sensibilizohuni dhe ndiqni shembullin! Nuk mund ta bëjë përherë ushtria”, shkruan në Facebook, ministrja e Mbrojtjes.
Forcat e Armatosura do të jenë prezentë çdo ditë deri në fund të sezonit turistik për pastrimin e vijës bregdetare.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...