Haradinaj s'e mohon koalicionin me PDK-në, Mustafën e quan të paaftë për të qeverisur

6 Gusht 2016 - 11:08      

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk do të vendos vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik, madje as ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kështu ka deklaruar vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj , në një intervistë për KosovaPress. Por ai ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Isa Mustafa, duke thënë se ai është i paaftë për të qeverisur vendin.

“Ne po punojmë që t’i fitojmë zgjedhjet. Boshti opozitar është AAK e Nisma, dhe qëllimi është t’i fitojmë zgjedhjet. Nëse i fitojmë do të zgjedhim partner. Por nëse nuk i fitojmë zgjedhjet nuk do të vendosim vija të kuqe dhe s’kemi vendos. Jemi të hapur edhe për figura të tjera politike, publike dhe për qytetarët“, tha Haradinaj.

Ndërsa nuk kanë munguar as kritikat që i ka drejtuar kah kreu i Qeverisë, duke thënë se gjatë kësaj kohe të qeverisë Mustafa, nga Kosova janë larguar numër i madh i njerëzve duke kërkuar gjetkë për një jetë më të mirë.

“Nuk kam pasur ndonjë pritje për këtë kryeministër, për shkak se nga ajo që kam mbërri ta njoh unë e kam ditë se sa është i dobët dhe është i pa zoti, është i pa aftë. E kemi parë edhe gjatë qeverisjes në Prishtinë, e kam parë gjatë partneritetet, ai nuk është adekuat për një vend si është Kosova me udhëheq ekzekutivin e këtij vendi. Mirëpo, është fat i keq i Kosovës që po humbim në njerëz. Numri më i madh i njerëzve po e kërkojnë jetën jashtë vendit, dhe po e humbim sigurinë. Që siguria po ashtu është ekonomi, pa siguri nuk investohet“, tha Haradinaj.

Vendi ynë po e humb sigurinë, aq më tepër që jemi pjesë e një zone jo stabile në Ballkan. Mosnjohja nga Serbia dhe mos shtrirja e juridiksionit në tërë territorin e vendit, e bënë Kosovën më të ndjeshëm në aspektin e sigurisë, ka thënë Haradinaj.

“Situata , siguria është më e brishte. Jemi shtet i ri, jemi shtet në një zonë jo aq stabile në Ballkan. Mos njohja nga Serbia, mos shtrirja e juridiksionit tonë në gjithë territorin e vendit ,mos kontrollimi i kufijve e bënë më të ndjeshme gjendjen në Kosovë. Ne jemi të kujdesshëm gjithë kohën që të ndihmojnë që Kosova të konsolidohet në siguri, rend dhe ligj. Sa më shumë të kemi siguri dhe rend e ligj jemi edhe më të lirë, jetojmë ma të lirë edhe ma të mbrojtur. Ndërkohë janë edhe disa rreziqe që janë globale si terrorizmi edhe lëvizje që e ndihmojnë terrorizimin. Kosova duhet të jetë e pa kompromise në to, jo për ndonjë arsye tjetër apo për hatër të dikujt tjetër po për hatër të qytetarëve të këtij vendi. Duhet t’i mbrojmë qytetarët e këtij vendoi nga cilido rrezik“, tha Haradinaj.

Haradinaj mendon që shumëçka do të qartësohet me kohë, përfshirë këtu edhe lëvizjet e dyshimta në Kosovë, të cilat ndihmojnë terrorizmin dhe vrasjet e njerëzve të pa fajshëm, e të cilat Kosova duhet t’i luftojë pa kompromise.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...