Familjarët e 7 civilëve të vrarë në Zhegër kërkojnë drejtësi

6 Gusht 2016 - 07:21      

Tre dhëmbët e thyer ia kujtojnë çdo ditë Sadri Tahirit vëllanë e vrarë, Shyqëri Tahirin nga paramilitarët serbë.

Shtëpia e tyre, më 31 mars të vitit 1999, ishte rrethuar pasdite nga forcat e ushtrisë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ua kishte hapur derën e oborrit, por pa ndërruar ende asnjë fjalë me ta ishte goditur me automatik, duke ia thyer dhëmbët. I kishin kërkuar që të tregonte se ku janë familjarët e tjerë.

Të gjithë ishin urdhëruar që të dilnin në oborr dhe prej tyre e kishin ndarë vetëm të ndjerin, Shyqëri Tahiri.

E kishin vrarë para syve të familjarëve, siç thotë, me 36 plumba. Këtë ngjarje, Tahiri e ka rrëfyer për “Kohën Ditore” një ditë pas arrestimit të Vlado Zmajeviqit, njërit prej të dyshuarve për vrasjen mizore të shtatë civilëve shqiptarë në këtë fshat gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...