Foto ilustrim

Infermierja hajneshë e albuminave do të vuajë 18 muaj burg

6 Gusht 2016 - 07:11      

Infermierja e SHSKUK-së, Emine Rama, do të qëndrojë në burg për 18 muaj pasi është vërtetuar nga gjykata se në mënyrë sistematike i ka vjedhur albuminat e pacientëve të cilat i ka shitur në barnatore private.

Rama është dënuar para disa javësh me dënim me kusht, por të premten Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Gjykata e shkallës se parë nuk i vlerësuar mirë provat kur e ka shqiptuar dënimin me kusht, shkruan sot Koha Ditore.

“Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, e ka miratuar ankesën e prokurorisë, kundër një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2016, sipas të cilit e akuzuara E.R-S. ishte shpallur fajtore dhe ishte dënuar me 1 vjet burgim me kusht”, thuhet në njoftimin për media.

Gjykata e Apelit vendosi që aktgjykimi në fjalë të ndryshohet vetëm sa i përket vendimit mbi dënim, dhe e dënoi të akuzuarën me 1 vjet e 6 muaj burgim efektiv. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...