Ymeri do hetim për komisionin shtetëror e rinegocim për kufirin me Malin e Zi

5 Gusht 2016 - 22:23      

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që takime si ai i sotmi, kur krerët e partive politike u mblodhën me ambasadorët e “Quintit” në vend, mund të ketë edhe gjatë javës së ardhshme.

Kjo me qëllim që të diskutohet e të gjende zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi.

Por në të njëjtën kohë, Ymeri ka thënë se puna e komisionit shtetëror duhet hetuar.

“Mbase do të ketë takime edhe në javën e ardhshme, të tilla për ta diskutuar çështjen e demarkacionit. Ne mendojmë që kjo çështje duhet hetuar, pra puna e komisionit duhet të zbardhet, lëshimet e gabimet e bëra por edhe shkelja e interesit të Kosovës duhet të zbardhet”, ka thënë Ymeri, përcjell Koha.net.

Ai ka thënë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi duhet të rinegociohet me shtetin fqinj, në mënyrë që, siç ka thënë të mos shkelen interesat e asnjërës pale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...