Limaj do miratim të shpejtë të demarkacionit, por vetëm me kompromis

5 Gusht 2016 - 22:12      

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se demarkacioni duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur, por kjo vetëm pasi që të jetë arritur një konsensus në mes të gjithë palëve.

“Duhet të provohet të ndërtohet një konsensus për çështjen e demarkacionit, të merren parasysh konkluzionet e deputetëve që dolën nga debati i 3 gushtit, të trajtohen seriozisht argumentet pro dhe kundër”, ka thënë Limaj, raporton Koha.net.

Ai ka propozuar edhe krijimin e një komisioni i cili do ta rishikonte komplet kudo që është gabuar.
“Dhe kështu ta mbyllim këtë çështje sa më shpejt që është e mundur me konsensus ose me votë të përbashkët”, ka thënë Limaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...