5 Gusht 2016 - 21:52
Ai ka thënë se sulmet si ai i djeshmi tregojnë që Kosova ka nevojë për kulturë demokratike të hapur, transmeton Koha.net.
“Demokracia e Kosovës përballet me shumë sfida; të gjithë e shohim këtë. Ngjarjet e fundit janë evidencë se sa shumë Kosova ka nevojë për një kulturë demokratike të hapur dhe transparente, të bazuar në fakte dhe respekt të ndërsjellë, duke punuar për të mirën e përbashkët dhe jo për interesa private”, shkruan O’Connell.
Ai e dënon sulmin pasi i ndihmon ndarjes së politikës dhe se përdorimi i dhunës për arsye politike kurrë nuk ka përfundim të mirë.
“Natyrisht se e dënojë sulmin në Kuvendin e Kosovës mbrëmjen e kaluar. Unë e dënojë sepse është sulm ndaj debatit të hapur. E dënoj sepse rrezikon që politika e Kosovës të jetë më e ndarë. E dënoj sepse përdorimi i dhunës për arsye politike kurrë nuk ka përfundim të mirë. Dhe e dënoj sulmin sepse është e papërdorshme dhe nuk ndihmon në krijimin e demokracisë që e meritojnë qytetarët e Kosovës”, përfundon ambasadori britanik.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...