5 Gusht 2016 - 20:45
Ai ka folur për portalin Koha.net pas përfundimit të protestës duke thënë se Vetëvendosje do t’i bashkëngjitet protestës edhe të hënën, por edhe cilësdo protestë kundër Qeverisë.
Selimi ka thënë se “Pronto 2” është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ndodh çdo ditë nga qeveritarët, që ai i quan “rrjet mafiozësh”, transmeton Koha.net.
“Pavarësisht se është seria e dytë, e nesër do të jetë edhe e treta, por këtu ndodh çdo ditë rreth nesh kështu, kjo është vetëm diçka e vogël që ndodh kështu, ata nuk janë thjesht qeveri, por rrjet mafiozësh që qeverisë pabesisht në Kosovë”, tha Selimi.
Ai tha se e kanë mbështetur protestën si qytetarë dhe si lëvizje, por që nuk kanë marrë pjesë në reklamimin e protestës.
“Ne nuk pjesë me reklamimin e kësaj proteste, kemi mbështet dhe kemi dal. Thirrja i është bërë të gjithëve që kanë qenë të pakënaqur me Qeverinë, mënyrën e qeverisjes dhe atë që po ndodhë rreth nesh. Edhe ne jemi të pakënaqurit. Do t’i bashkangjitemi kujtdo që proteston kundër qeverisë”, shtoi Selimi, i cili tha se edhe shumë persona tjerë do të vinin në protestë sikur të ishte një kohë më e gjatë e informimit dhe organizimit.
Selimi në fund tha se të gjitha rrugët po i dërgojnë te protestat. “Njerëzit do të vazhdojnë të bëjnë nëpërmes protestave, po na duket se të gjitha rrugët na çojnë kah protestat”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...