5 Gusht 2016 - 20:11
Përmes një komunikate për media, kërkon nga organet e shtetit që sa më shpejtë ta zbardhin rastin dhe kryesit e këtij akti të shëmtuar, që edhe më shumë e rëndon situatën politike dhe të sigurisë dhe jetën e qytetarëve, edhe ashtu të rënduar, t’i qesin para përgjegjësisë ligjore.
“PSD vlerëson se aktet e tilla të papranueshme nuk e ndihmojnë aspak Kosovën në rrugën e saj demokratike, por e forcojnë të keqen, si kategori që është duke na përcjellë në jetën tonë shoqërore, politike, ekonomike dhe sociale që nga paslufta e tutje, e vështirësojnë jetën e qytetarëve pa marrë parasysh nacionalitetin dhe orientimin politik të tyre, e cila edhe sot e tutje është shumë e rënduar me probleme politike, ekonomike, sociale dhe me papunësinë shumë të shprehur”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
PSD-ja thotë se “duhet të bëhemi bashkë gjithë spektri politik, shoqëria civile dhe qytetarët që të keqes të ia ndërpresim rrugën, ndërsa të bëhemi unik të gjithë faktorët shoqërorë e politikë për demokraci, zhvillim dhe përparim në të gjitha fushat e jetës”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...