Policia “numëroi” 150 protestues kundër “Pronto 2”

5 Gusht 2016 - 20:02      

Policia e Kosovës ka dhënë informacionet për protestën e mbajtur sot në Prishtinë.

“Sot, më 05.08.2016, nga ora 18:00, sipas procedurave të parapara ligjore është paralajmëruar se do të mbahet një protestë në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Në këtë protestë kanë marr pjesë rreth 150 protestues dhe rreth orës 19:15, protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Organizatorët ende nuk kanë dalë me ndonjë shifër për numrin e pjesëmarrësve në protestën e sotme.

Ajo u organizua spontanisht nga qytetarët të indinjuar me skandalin e radhës të përgjimeve, ku protagonist është shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e ku shpërfaqet abuzimi me pushtetin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...