5 Gusht 2016 - 19:56
Përmes një postimi në Facebook, LDK-ja “duke iu referuar autoritetit dhe ndikimit të tij brenda ‘kazermës’ së VV-së”, ka thënë se Shpend Ahmeti është ende sulmues verbal në Facebook dhe hedhës i vezëve.
“Edhe pse mund të mos jetë i përfshirë në sulmin e mbrëmshëm qyqar, Shpend Ahmeti ka bërë dëme të tjera të pallogaritshme në kryeqytet. Fundi i fundit, edhe për nga ndikimi dhe autoriteti brenda ‘kazermës’ së VV-së, kryetari i kungjave, është në nivelin e sulmuesve verbalë ne Facebook dhe sulmuesve me vezë!”, thuhet në Statusin e LDK-së.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili njihet për gjuhë të ashpër ndaj qeverisjes së kaluar të Komunës, LDK-së, ka ironizuar me këtë të fundit.
Ai ka postuar një fjali të vetme në Facebook, ku ka thënë se pret që të akuzohet nga LDK për sulmin e mbrëmshëm në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, raporton Koha.net.
“Po e pres komunikatën e LDK-së ku më akuzojnë për zollen mbrëmë”, ka shkruar Ahmeti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...