Sefaj: Protesta nuk ka lidhje me parti politike, është e qytetarëve të përgjegjshëm

5 Gusht 2016 - 19:51      

Mrikë Sefaj, një nga organizatoret e protestës së sotme si pasojë e publikimit të aferës “Pronto 2”, ka folur për portalin Koha.net rreth organizimit dhe vazhdimit të protestës.

Protesta ka filluar krejt rastësisht, sipas Sefajt, në një grup të mbledhur në Facebook, transmeton Koha.net.

“Organizimi ka qenë krejt i rastësishëm, një grup i vogël në Facebook e prej asaj jemi mbledhur disa njerëz prej profileve të ndryshme, dhe kemi vendosë që duhet patjetër diçka të bëhet për shkak të përgjimeve”, ka thënë Sefaj.

Përgjimet e publikuara, ku shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci flet për futjen në borde të ndërmarrjeve njerëz të partisë, për Sefajn është diçka që i gjithë populli e ka marrë vesh se çka po ndodhë në vend.

Ajo ka paralajmëruar gjithashtu edhe protestën e radhës, duke u shprehur e kënaqur për protestën e parë.

“Organizimi ka qenë me shumë pak vetë, jemi të kënaqur. Nuk është e fundit do të ketë përsëri protesta, të hënën në ora 19:00. Do të nisemi prej sheshit Zahir Pajaziti deri vendit përpara Qeverisë”, ka potencuar më tej ajo.

Kjo protestë sipas njërës prej atyre që janë mbledhur spontanisht në Facebook, nuk ka lidhje me parti, por është protestë vetëm e qytetarëve që janë ndjerë të përgjegjshëm për vendin.

Qytetarë të interesuar për protestë ka pasur edhe nga qytetet tjera, por sipas Mrika Sefajt, nuk kanë pasur mundësi që të ofrojnë transport pasi janë grup i vogël organizatorësh, teksa në fund ka shtuar se e vetmja parti e cila e ka mbështetur protestën ka qenë Lëvizja Vetëvendosje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...