5 Gusht 2016 - 19:31
Bashkë me të, edhe nënkryetari dhe dy zyrtarë të tjerë të komunës, raporton KTV.
Bashota, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë aktakuzë.
Por nënkryetari i komunës, Enver Berisha, ka deklaruar se deri më tani, nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar nga Prokuroria.
Ndërkaq, ngritjen e aktakuzës, e kanë pritur me gëzim, partitë opozitare në Klinë.
Koordinatori i Këshilltarëve Komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje, Muhamet Bytyqi, ka kërkuar nga PDK-ja të distancohet nga Bashota dhe ta shkarkojë nga detyra e kryetarit.
Kurse kryetari i degës së AAK-së, Zenun Elezi, ka thënë se është e mirëseardhur ngritja e aktakuzës pas të gjitha atyre akuzave për abuzim me detyrën zyrtare.
Më herët gjatë këtij viti, Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, e ka bastisur zyrën e kryetarit të Klinës, Sokol Bashota, zyrën e Prokurimit dhe zyra të tjera në këtë komunë.
Dyshimi i Prokurorisë lidhet me raportin e auditimit nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare të Komunës së Klinës për vitin 2014, i cili ka gjetur disa shkelje sa i përket menaxhimit dhe shpenzimit të parasë publike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...