U duk si formalitet, por deklarata e përbashkët e deputetëve kundër sulmit ngjalli shumë debat [video]

5 Gusht 2016 - 19:16      

Megjithëse dukej vetëm formalitet, një deklaratë e përbashkët e Kuvendit të Kosovës për të dënuar sulmin e së enjtes, nuk është mirëpritur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç vërejtjes se nuk ishin ftuar në draftimin e kësaj deklarate, ata u morën dhe me pikën e tretë të saj, që sipas tyre, politizonte deklaratën dhe aludonte në opozitën, raporton KTV.

“Ne afirmojmë së bashku se mosmarrëveshjet tona politike, duhet dhe do t’i zgjidhim vetëm përmes dialogut politike, rrugëve demokratike dhe se asnjë kauzë apo qëllim politik nuk mund të arrihet përmes dhunës,” shkruhej në pikën e tretë të deklaratës.

Mirëpo, kundërshtimet e deputetit Kurti, i ka hedhur poshtë deputeti Muhamet Mustafa, e kundër paragrafit tre të deklaratës ka qenë edhe Vjosa Osmani.

Derisa deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, nuk është mjaftuar me deklaratë, derisa ka pritur që në seancë të jetë ministri Skënder Hyseni, për të dhënë informata për rastin.

Megjithatë, më pas janë përzgjedhur përfaqësues të gjitha grupeve në kuvend për të draftuar deklaratën, e cila është miratuar, por pa paragrafin e kontestuar nga deputetët e Vetëvendosjes.
Deklarata, përveç që e dënon sulmin, bën thirrje për institucionet e sigurisë që të zbardhin rastin, si dhe thirrje për qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Seanca e së premtes, ishte vazhdim i seancës së kaluar, ku janë shqyrtuar e miratuar një sërë raportesh vjetore dhe projektligje.

 © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...