5 Gusht 2016 - 19:13
Për herë të parë në muajin mars, nga jashtë ishte hedhur një koktej molotovi në një prej zyrave të Presidencës, raporton KTV.
Sikur edhe sulmi i parë, fatmirësisht edhe sulmi i dytë ka rezultuar vetëm me dëme materiale.
Policia e Kosovës ka gjetur prova që mund të çojnë në identifikimin e kryerësve të sulmit, derisa ende nuk dihen motivet.
Për rastin, kanë reaguar të gjithë liderët dhe subjektet politike, si edhe përfaqësues diplomatikë në vendin tonë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënuar ashpër këtë sulm, ndërsa ka theksuar se ata që e kryen këtë akt, ndonëse ende nuk ua dimë emrat, janë njerëz që nuk e duan Kosovën.
Edhe Qeveria e Kosovës ka reaguar, duke e dënuar sulmin e së enjtes të kryer në objektin e Kuvendit të Kosovës, institucionin më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës në vend.
Qeveria e Kosovës konsideron se ky është një sulm qyqar i drejtuar kundër të gjitha institucioneve dhe shtetit të Kosovës.
“Sulmi i mbrëmshëm përbën një sulm kriminal, me elemente të veprimit terrorist, i drejtuar kundër institucioneve dhe popullit të Kosovës”, thuhet në reagimin e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Ambasadori amerikan, Greg Delawie, është shprehur i tronditur nga kjo ngjarje.
“Dhuna dhe gjuha që nxit dhunën janë të papranueshme në demokraci,” ka shkruar Delawie në Twitter.
Ndërsa zyra e BE-së në Kosovë, rastin e ka cilësuar si një sulm në demokracinë dhe përfaqësuesit e popullit, me thirrjet për institucionet e rendit që të identifikojnë sa më shpejt autorët dhe t’i sjellin para drejtësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...