5 Gusht 2016 - 19:08
Atëkohë kryeministër, Thaçi informohet me detaje për çdo zhvillim në kuvend nga “Shefi i shefave të PDK-së”, Adem Grabovci.
Ndonëse Thaçi mundohet të jetë diskret dhe flet me kode që i njohin vetëm ata, megjithatë ai shpeshherë përmend edhe emra konkret të caktimit të njerëzve në institucione.
Se çarjet mes Thaçit e Krasniqit ishin të thella, paraqiten edhe në këto përgjime, ku ai e pyet Grabovcin nëse është urtësuar Jakup Krasniqi, të cilin ky i fundit e quan “sheqerash”, për shkak se ai vuan nga diabeti.
Ndonëse fuqia e Azem Sylës ishte e madhe brenda PDK-së, Thaçi thotë se e ka ndrequr mirë “dajën”.
Problemin e mungesës së votave dhe kuorumit, më të cilat Grabovci po përballej, i tregon shefit, i cili e udhëzon që t’i thërrasë në telefon menjëherë partnerët e koalicionit nga radhët e minoriteteve dhe të votohet siç ka paraparë ai.
Grabovci i tregon Thaçit se ka biseduar me Ambasadën Amerikane, të cilët janë pajtuar për kalimin e disa ligjeve.
Thaçi e porosit Grabovcin që t’u thotë amerikanëve se çfarëdo që kërkojnë ata, për të është në rregull, por në një rast thekson që amerikanëve edhe mund t’ua hedhin.
Në njërën nga bisedat e Thaçit me Grabovcin, ata flasin për kthimin në rivotim të ligjit të veteranëve nga ish-kryeparlamentari Krasniqi, pasi krahu i luftës nuk u pajtua që ushtarëve nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes t’u njihej statusi i veteranëve.
Në këto përgjime ata flasin edhe për delegimin e buxhetit në kuvend dhe koordinohen që dy ligje të rëndësishme që i jepnin fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të Kosovës, të kalojnë në Kuvend me çdo kusht.
Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ai për Hoqën e Madhe herën e parë nuk ishin votuar. Thaçi mobilizohet që ligjet të rikthehen në Kuvend dhe duke u bërë presion, të votohen ato.
Ai në këto përgjime i krekoset Grabovcit, duke i thënë se opozita do të plasë nga xhelozia, pasi ai, Thaçi, do ta takonte Hillari Clintonin.
Ky takim ishte zhvilluar më 5 prill të 2012-ës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...