5 Gusht 2016 - 17:15
Ajo ka shprehur keqardhje për atë që përjetoi “shteti vëlla dhe miku i afërt Kosova”, transmeton Koha.net.
“Dëshirojë të shprehi keqardhjet e mia në lidhje me rastin të cilin dje përjetoi shteti vëlla dhe miku yni i afërt Kosova. Rast ku u sulmua me roketa Kuvendi i Kosoves. Sulmi me roketa, ndaj institucionit me të madh ku përfaqësohet populli i një shteti demokratik, pra sulmi ndaj Kuvendit është një sulm kundër popullit dhe demokracisë”, thuhet në mesazhin e ambasadores Kiliç.
Ajo ka përmendur edhe sulmin që i është bërë Kuvendit të Turqisë në natën e puçit.
“Në mbrëmjen e 15 Korrikut të këtij viti edhe Kuvendi i Republikës se Turqisë është sulmuar, mirëpo kjo u tejkalua me solidaritetin historik të popullit tonë të bashkuar si një tërësi e vetme. Ne e kemi përjetuar shumë thellë këtë dhembje dhe rrezik kanosur demokracisë. Këto sulme nuk kanë vend në demokraci”, thuhet më tej.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...