5 Gusht 2016 - 17:11
“Për mua si Përfaqësues i Autorizuar i EMSA-Prishtina dhe studentëve të mjekësisë të Kosovës ka qenë nder shumë i madh që të jap kontributin tim rreth integrimit tonë në IFMSA. Udhëheqja e bisedimeve dhe procedurave formale për integrimin tonë ka qenë një sfidë që ka kërkuar shumë përkushtim, durim, shpresë dhe profesionalizëm duke pasur parasysh barrierat me të cilat Kosova ballafaqohet në sferën ndërkombëtare. Megjithatë, kësaj radhe me një punë ndër-profesionale dhe të kujdesshme ne arritëm qëllimin tonë”, ka shkruar Bujar Qerreti, në një njoftim në Facebook.
Sipas tij, një sukses i tillë kishte me qenë shumë i vështirë pa mbështetjen dhe këshillimin profesional të këtyre personave: Alberto Abreu Da Silva (Koordinator regjional për Evropë në IFMSA 2014/15), Diogo Fernandes da Silva (Koordinator regjional për Evropë në IFMSA 2015/16), Prof.Dr. Suzana Manxhuka Kerliu – Dekane e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof.Dr. Arian Idrizaj – Rektor i Kolegjit të Shkencave Mjekësore “Rezonanca”, Prof. Asoc. Bekim Bejta, Dorina Gashi, Zëvendës-presidente e EMSA – Prishtina, Lorika Bina, Zyrtare e jashtme e EMSA – Prishtina, Edis Prapashtica, Anëtar i jashtëm i EMSA – Prishtina, Shaban Bajrami, anëtar i jashtëm i EMSA – Prishtina, si dhe mbështetjen ndërkombëtare nga anëtarët e IFMSA-së dhe të gjithë atyre që votuan në favor të kandidaturës tonë.
Integrimi i studentëve të mjekësisë së Kosovës në IFMSA, u jep mundësinë studentëve kosovarë të prezantohen në nivel global dhe të bashkëpunojnë me studentë dhe institucione akademike mjekësore nga mbarë bota pa ndonjë dallim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...