Qeveritarët, sindikalistët e menaxhmenti i KEDS-it diskutojnë për gjendjen e punëtorëve

5 Gusht 2016 - 16:56      

Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga Kryetari i BSPK – së Haxhi Arifi dhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale sot vizituan Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, ku u pritën nga menaxhmenti i lartë i KEDS-it.

Në këtë takim me përfaqësuesit e KEDS-it u bisedua për funksionimin e kësaj kompanie, për pagesat e faturave nga qytetarët e Kosovës si dhe furnizimin me rrymë të qytetarëve në vend.

Po ashtu gjatë takimit të Ministrit Hoti me përfaqësuesit e KEDS-it u diskutua edhe për kontributin e kësaj kompanie në buxhetin e Kosovës, gjendjen e punëtorëve në këtë kompani si dhe për pagesën e 0.2% e pagës e cila pritet të zgjidhet së shpejti.

Një çështje me rëndësi e cila u diskutua është edhe implementimi i Ligjit të faljes së borxheve, ku një numër shumë i madhe i borxhlinjve janë të kësaj korporate dhe sipas të dhënave janë shlyer shumë pak nga këto borxhe.

Pjesëmarrësit në këtë takim u dakorduan se kësaj kompanie i duhet një angazhim më i madh gjatë këtij muaji për të inkurajuar qytetarët për shlyerjen e borxheve pasi që Ligji për faljen e borxheve është në fuqi deri më datë 2 shtator.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...