Turqia nuk ka dërguar kërkesë për mbylljen e shkollave të Gylenit në Kosovë

5 Gusht 2016 - 16:34      

Ngjarjet e korrikut në Turqi, që u cilësuan si puç ushtarak ndaj institucioneve të vendit, kanë rritur presionet e udhëheqësve turk ndaj shteteve mike për bllokim të institucioneve arsimore, që janë të lidhura me lëvizjen e Fetullah Gylen, FETO.

Kjo lëvizje, nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po konsiderohet fajtore për organizmin e puçit, tashmë të dështuar, në Turqi, transmeton kp.

Në Kosovë janë disa institucione arsimore, që thuhet se prejardhjen e kanë nga donacionet e pasanikut turk që jeton në Pensilvania të Amerikës, Fetullah Gylen.

Është raportuar se Turqia ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, mbylljen e këtyre shkollave.

Ndërkohë që ministri i Arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami, tha se një kërkesë e tillë zyrtarisht nuk ka ardhur ende në zyrën e tij.

“Ne nuk kemi pranuar asnjë kërkese ose rekomandim për mbylljen e këtyre institucioneve të arsimit në Kosovë”, ka thënë ministri Bajrami.

“Shkollat private turke janë të licencuara dhe punojnë sipas standardeve për të cilat kanë marrë leje”, ka deklaruar ministri i Arsimit.

Nga ana tjetër, KosovaPress ka kontaktuar edhe Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, dhe në pyetjen drejtuar zyrës së ambasadores, përgjigja ka qenë se për këtë temë mund të përgjigjet vetëm ambasadorja e cila për momentin nuk ndodhet në Prishtinë asistentja e ambasadores.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...