Foto: Koha

Kuvendi dënon fuqishëm sulmin ndaj tij

5 Gusht 2016 - 15:55      

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan, të premten, një deklaratë politike me të cilën dënohet ashpër sulmi mbi institucionin e ligjvënësve me mjete shpërthyese.

Gjashtëdhjetë e tetë deputetë të Kuvendit votuan për një deklaratë, të cilën e harmonizuan pas një debati të gjatë në një seancë të rregullt.

“Ky është një sulm kundër shtetit të Kosovës, interesave të qytetarëve tanë dhe kundër qëllimeve dhe vlerave politike dhe demokratike që afirmojnë subjektet tona politike”, thuhet në deklaratën e Kuvendit të Kosovës, raporton REL.

Deputetët kanë kërkuar nga “institucionet e sigurisë që të ndërmarrin masat e duhura dhe sa më parë të zbardhin këtë sulm qyqar, ndërsa kriminelët të vihen përpara drejtësisë”.

Në deklaratë theksohet se “Kuvendi po ashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë organet e drejtësisë në zbardhjen e këtij akti kriminal”.

Drafti i fundit i deklaratës u miratua, pas një debati në Kuvend dhe vetëm pasi u hoq një paragraf në të cilin thuhej se "të gjitha mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen vetëm me dialog politik dhe se qëllimet politike nuk mund të arrihen me dhunë”.

Lëvizja Vetëvendosje këmbënguli në ndryshimin e tekstit dhe “heqjen e pjesës që paragjykon”, siç tha, “duke aluduar se sulmi ishte rezultat i mosmarrëveshjeve politike dhe se prapa tij qëndron opozita”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...