LB: Sulmi i mbrëmshëm ndaj Kuvendit, padyshim i lidhur me demarkacionin

5 Gusht 2016 - 13:32      

Sulmi i djeshëm me predhë ndaj Kuvendit të Kosovës përbën mënyrën më bizare të përpjekjeve për arritjen e ndonjë qëllimi politik, pavarësisht çfarë është ai dhe nga kush është kryer akti.

Kështu ka thënë Lëvizja Për Bashkim, e cila shton se “nuk ka dyshim që ky sulm është i lidhur me procesin e rëndë politik nëpër të cilin po kalon Kosova tash e një kohë të gjatë, pra procesin e demarkacionit me Malin e Zi”.

“Menaxhimi joadekuat i procesit në njërën anë, dhe abuzimi me këtë proces në anën tjetër, kanë sjellë deri te krijimi i një situate në të cilën brutalisht vijnë në shprehje edhe veprime të tilla ekstreme”, thuhet në reagimin e LB-së.

“Ne, si Lëvizje për Bashkim, jemi të bindur se problemet nuk zgjidhen përmes formave të tilla të presionit si sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës por duke i shfrytëzuar mundësitë që ofron ky institucion. Prandaj, LB e dënon me forcë këtë akt qyqar dhe i bënë thirrje organeve kompetente të ndërmarrin të gjitha masat që autorët të vihen para drejtësisë”, përfundon ky reagim i Lëvizjes për Bashkim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...