Foto: Koha

Kundërshtohet deklarata e propozuar në Kuvend për dënimin e sulmit të mbrëmshëm

5 Gusht 2016 - 13:16      

Kuvendi i Kosovë ka bërë një deklaratë të përbashkët për të dënuar sulmin me mjetet të renda shpërthyese ndaj Kuvendit të Kosovës.

Deputetja Blerta Deliu nga PDK ka lexuar deklaratën e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në të cilën thuhet se “dënojmë fuqishëm sulmin kriminal të kryer mbrëmë mbi Kuvendin e Kosovës, ky sulm është kundër interesave të qytetarëve të Kosovës. Mosmarrëveshjet politike do t’i zgjidhim përmes dialogut politik dhe asnjë kauzë nuk mund të arrihet përmes dhunës dhe ftojmë institucionet që të marrin të gjitha masat për të zbardhur rastin”, raporton KTV.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Albulena Haxhiu ka thëne se Grupi Parlamentar i VV-së nuk është ftuar që të marrim pjesë në draftimin e kësaj deklarate.

“Ne nuk jemi dakord me piken 3 e cila aludon një qellim, një qellim të caktuar andaj ne kërkojmë që të mos miratohet kjo deklaratë deri sa të mos bëhen bashkë të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare”, ka thënë ajo.

Të njëjtat fjalë i ka thënë edhe Albin Kurti i cili nuk ka hezituar t’i cilësoj disa nga deputetët “përfaqësues të korrupsionit”.

Edhe deputeti tjetër i VV-së, Rexhep Selimi, ka kërkuar sqarim se çfarë nënkupton pika 3 e cila sipas tij po i bënë ata të dyshojnë në konspiracione.

“Ne po na bëni të dyshojmë në diçka konspirative dhe politizimi i kësaj është i pa pranueshme para se të kemi ekspertizën e policisë, po na veni para një pozite që të paragjykojmë këtë”, ka thënë Selimi.

Në anë tjetër shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se ia ka ofruar tekstin të gjitha Grupeve Parlamentare dhe në mungesë të shefit të GP të Vetëvendosjes, tekstin ia ka dhënë deputetit Kurteshi, dhe është shprehur i gatshëm që ky tekst të harmonizohet. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...