Thaçi, protagonisti kryesor në serinë e katërt të përgjimeve telefonike [video]

5 Gusht 2016 - 13:02      

Hashim Thaçi, president i vendit, e ka rolin kryesor në serinë e 4-të të përgjimeve të quajtura “dosja e shefave”. Thaçi është treguar i kujdesshëm gjatë bisedave me Adem Grabovcin. Ai flet kryesisht me kode që i njohin vetëm ata, megjithatë, Thaçi flet edhe për emra konkret të caktimit të njerëzve në institucione.

Ai e pyet Grabovcin nëse është urtësuar Jakup Krasniqi, e për Azem Sylen thotë se e kanë “ndreq”. E Grabovci i tregon Thaçit se ka biseduar me Ambasadën Amerikane, të cilët janë pajtuar me këtë gjë, raporton KTV.

Thaçi e porosit Grabovcin që t’u thotë amerikanëve se çfarëdo që kërkojnë ata, për të është në rregull, por në një rast thekson që amerikanëve edhe mund t’ua hedhin.

Në njërën nga bisedat e Thaçit me Grabovcin, ata flasin për kthimin mbrapa të ligjit të veteranëve nga ish-kryeparlamentari Krasniqi, pasi nuk u pajtua që ushtarëve nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes t’u njihej statusi i veteranëve.

Në këto përgjime ata flasin edhe për degradimin e Buxhetit në Kuvend dhe koordinohen që dy ligje të rëndësishme që i jepnin fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të Kosovës, të kalojnë në Kuvend me çdo kusht.

Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ai për Hoqën e Madhe herën e parë nuk ishin votuar.

Thaçi mobilizohet që ligjet të rikthehen në Kuvend dhe duke u bërë presion, të votohen ato. Ai në këto përgjime i krekoset Grabovcit, duke i thënë se opozita do të plasë nga xhelozia, pasi ai, Thaçi, do ta takonte Hillary Clintonin.

Ndërsa, një grup i qytetarëve, përmes Facebook-ut, sot ka thirrur protestë për në orën 18 në sheshin “Zahir Pajazit” e deri te ndërtesa e Qeverisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...