Foto: Ilustrim

Liderët politikë në takim me Ambasadorët e Quintit

5 Gusht 2016 - 12:41      

Liderët politikë të Kosovës, ata nga PDK, LDK, Nismës për Kosovën, AAK-së e Vetëvendosjes, janë duke zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me Ambasadorët e shteteve të Quintit.

Siç merr vesh Koha.net, takimi është duke u zhvilluar në një hotel në dalje të Prishtinës, ndërsa pjesëmarrës janë: zëvendëskryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Ministri Arban Abrashi, liderët e Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe Visar Ymeri e Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.

Ndërsa nga Ambasadorët e shteteve të Quintit janë ai i SHBA-ve, Greg Delawie, ambasadorët e Francës, Gjermanisë, të Britanisë së Madhe dhe të Italisë.

Ndonëse takimi po mbahet pa praninë e mediave, mësohet se temë e këtij takimi është siguria në vend dhe demarkacioni me Malin e Zi.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...