Foto: Koha

Kuvendi zhvillon seancë plenare edhe përkundër sulmit të djeshëm me predhë

5 Gusht 2016 - 11:35      

Kuvendi i Kosovës, edhe përkundër sulmit të mbrëmshëm me predhë nga persona ende të paidentifikuar, ka vendosur që të zhvillojë seancë plenare, gjegjësisht vazhdim të asaj të djeshmes e cila u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë seancë, që do të fillojë në orën 12:00, si pika të rendit të ditës janë paraqitur gjithsejtë 10 sosh, e të cilat janë:

1. Votimi Projektligjit nr. 05/L-101 për performancën energjetike në ndërtesa,

2. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-105 për Mbrojtjen e Fëmijës,

3. Votimi i Projektligjit për kamatëvonesat në transaksionet tregtare,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit Rrugor,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2015,

8. Shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015,

9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje,

10. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...