Foto: Koha

PSHDK kërkon zbardhjen sa më të shpejt të sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit

5 Gusht 2016 - 11:26      

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, ku, siç thotë kjo parti, sipas informacioneve të para, “është goditur nga një mortajë dore e tipit “Zola””.

PSHDK thotë se Kuvendi i Republikës së Kosovës është organi më i lartë juridiko-politik, i cili përbëhet nga spektri politik i Kosovës, me deputetë të zgjedhur me votën e lirë të popullit, ku përmes tyre adresohen dhe artikulohen kërkesat e qytetarëve të Kosovës.

PSHDK-ja konsideron se asnjë akt i dhunshëm nuk është i justifikueshëm dhe për subjektin tonë është i papranueshëm.

“Kosova ka organet e saj legjitime dhe si shtet demokratik duhet të ndërmarrë të gjitha masat që të mos lejojë përsëritjen e akteve të tilla që për nga mënyra e ekzekutimit ngjajnë në skenarët e tmerrshëm që çdo ditë i shohim në ekranet televizive nga lindja e mesme. Kosova është një shtet, i cili në një të kaluar jo të largët ka përjetuar tmerret e luftës, ku me ndihmën e aleatëve ndërkombëtar arritëm të çlirohemi nga okupatori serb, andaj çdo skenar që importohet nga vatrat e luftës për zgjedhjen e problemeve dhe mospajtimeve të brendshme, është i papranueshëm dhe i dënueshëm”, thuhet në reagimin e PSHDK-së.

PSHDK-ja kërkon nga organet e rendit që sa më parë të zbulojnë personin apo personat që kryen këtë sulm të shëmtuar dhe akterët të nxirren para drejtësisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...