
5 Gusht 2016 - 11:07
Ky grup thotë se ngjarja e mbrëmshme është akt i papranueshëm, ndërsa ka shprehur indinjatën dhe ka kërkuar që të reagohet me shpejtësinë e dritës në zbardhjen e rastit të mbrëmshëm.
“Aktet e tilla të shëmtuara nuk e ndihmojnë aspak Kosovën në rrugën e saj për zhvillim e forcim të qenies se saj. Jemi në situatë kur e gjithë bota po përballet me të keqen dhe nuk duhet lejuar që ajo të depërtojë edhe në Kosovë. Kjo ngjarje e ka nxjerrë “lakuriq” edhe njëherë shtetin, i cili është i paaftë për të reaguar me kohë... Kur e tërë bota demokratike është në luftë, sa fizike po aq psikike, me të keqen që quhet terrorizëm, institucionet e shtetit tonë e kanë komoditetin të sillen sikur nuk po ndodhë asgjë për rreth nesh”, thuhet në reagimin e GP të AAK-së.
Sipas Grupit Parlamentar të AAK-së, “ata që mbrëmë e kanë shkaktuar rrezikun për diçka më keq, duhet të arrestohen sa ma parë, e të dalin para drejtësisë”.
“Falë zotit që nga ky akt i paprecedentë nuk ka pasoja në njerëz. Kosova është e jona dhe duhet të gjithë të kujdesemi për të”, përfundon reagimi i Grupit Parlamentar të AAK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...