Foto: Koha

LDK: Sulmi i mbrëmshëm synon zhytjen e vendit në kaos dhe anarki

5 Gusht 2016 - 10:23      

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon sulmin e rëndë “kriminal” mbi Kuvendin e Kosovës, të kryer një natë më parë nga njerëz ende të paidentifikuar.

LDK-ja, përmes një reagimi dërguar mediave, konsideron se veprime të tilla kriminale të drejtuara kundër institucioneve shtetërore, synojnë të ndalin progresin e Kosovës në proceset euroatlantike, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

“Akte të tilla të dhunshme, kanë për synim direkt që të zhysin vendin në kaos dhe anarki dhe që të ndalin proceset e rëndësishme eurointegruese para të cilave ndodhet Kosova, duke filluar nga nisja e lëvizjes së lirë. Duke ftuar organet kompetente të shtetit që të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë kryesit e këtyre akteve kriminale, LDK-ja shpreh përkushtimin e saj të plotë që të vazhdojë kontributin në avancimin e proceseve demokratike”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Njëkohësisht, LDK fton të gjitha subjektet tjera që të distancohen qartësisht nga veprime të tilla kriminale dhe të jenë pjesë e agjendës nacionale të Kosovës, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet e BE-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...