Foto: Koha

Ish-kryeinfermieres së QKUK-së dënimi me kusht i shndërrohet në dënim me burgim efektiv

5 Gusht 2016 - 10:08      

Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ish-kryeinfermieres së QKUK-së, Emine Rama (E.R-S) dënimi që e kishte me kusht i është shndërruar në dënim me burgim efektiv, transmeton Koha.net.

“Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit , e ka miratuar ankesën e prokurorisë, kundër një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2016, sipas të cilit e akuzuara E.R-S. ishte shpallur fajtore dhe ishte dënuar me 1 vjet burgim me kusht. Gjykata e Apelit vendosi që aktgjykimi në fjalë të ndryshohet vetëm sa i përket vendimit mbi dënim, dhe e gjykoj të akuzuarën me 1 vjet e 6 muaj burgim efektiv”, thuhet në komunikatë.

Gjykata më tutje shton se Rama ishte gjetur fajtore për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës, apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Emine Rama dyshohet se në mënyrë sistematike ka “vjedhur” dhjetëra albumina, të cilat kishin qenë të parapara që t’u jepeshin pacientëve. Dyshohet që i ka shitur në barnatore private me vlerë për 25 euro për një albuminë, ndërsa ka dëmtuar buxhetin e Kosovës për rreth 28 mijë euro.

“Kolegji ka konstatuar se gjykata e shkallës se parë me rastin e shqiptimit të dënimit, nuk i ka vlerësuar mirë të gjitha rrethanat, kur kihet parasysh pesha e veprës penale, rrezikshmëria shoqërore e saj dhe mënyra se si është kryer, pasi që e pandehura, duke qenë kryeinfermiere në një repart të QKUK-së, ka marr albumina pa përshkrimin e terapisë nga mjekët, ka ndërhyrë në historinë e pacienteve, duke shënuar se te njëjtit i kanë marrë albuminat, duke shënuar inicialet e infermiereve te cilat fare nuk kanë qenë në ndërrim dhe kështu drejtpërdrejtë ka rrezikuar shëndetin e pacienteve si dhe ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës- Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 28 mijë euro”, thuhet më tutje në komunikatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...