Një motoçikletë e djegur gjendet në rrugën “Nazim Gafurri”

5 Gusht 2016 - 00:25      

Banorë në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, në mes të shkollës “Sami Frashëri” deri në Taukbahçe kanë treguar për portalin Koha.net se është ndaluar një motoçikletë e cila është djegur.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë me dije se sulmi ka ndodhur me motoçikletë.

Nuk mund të thuhet me saktësi nëse këto dy ngjarje janë të lidhura me njëra tjetrën.

Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar se zyrtarët e saj kanë gjetur të djegur motoçikletën.

Hoxha ka thënë për portalin Koha.net se “me 04.08.2016 rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosoves, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Policia e Kosovës me njësitet relevante të saj menjëherë ka reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative dhe hetimore janë duke u kryer për të identifikuar të dyshuarit e involvuar në rast”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...