Demarkacioni kthen tensionimin në Kuvend

5 Gusht 2016 - 06:28      

Një ditë pas debatit maratonik në Kuvend, Qeveria ia ka proceduar institucionit ligjvënës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Qeveria pretendon se me gjithë prezantimin e fakteve në tryezën e së mërkurës versioni që ka dhënë Komisioni shtetëror është i rregullt, duke kërkuar prej deputetëve që t’ia japin fuqinë e marrëveshjes ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Por opozita qysh të enjten ka nisur me protesta, duke thënë se ato do t’i intensifikojë kur marrëveshja t’u vijë për votim deputetëve. “Vetëvendosje” dhe AAK-ja kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës, nëse demarkacioni miratohet sipas versionit aktual.

Qeveria ka miratuar në mënyrë unanime Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Projektligji do të shkojë me procedura të rregullta, edhe pse pati një tentativë të Qeverisë të nxitojë me këtë proces.

Pak orë para fundit të debatit, Qeveria kishte ftuar mbledhje në të cilën do ta miratonte marrëveshjen. Por në çastet e fundit, votimi u shty për të enjten. Megjithëse nuk është caktuar ndonjë datë, gazeta merr vesh se Kryesia do ta fusë javën e ardhshme në rend dite çështjen e demarkacionit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...