Bamieh: Gjykata gaboi pasi i liroi ish-policët, rasti “Fantazma” është i ndarë

5 Gusht 2016 - 07:28      

Vendimin e Gjykatës për lirimin e shtatë ish-policëve nga akuzat për vrasje e tentim-vrasje rreth shpërthimit në lokalin “Sekiraça”, ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, e cila vite më parë kishte ngritur aktakuzën, e ka cilësuar të gabuar.

Të tillë e ka vlerësuar arsyetimin e Gjykatës, duke e ndërlidhur me materialet shfajësuese, të cilat, sipas saj, nuk i janë ofruar mbrojtës nga Prokuroria, shkruan sot Koha Ditore.

Ka thënë se rasti “Fantazma”, i cili ka të bëjë me hetimet rreth skandalit të korrupsionit brenda EULEX-it, nuk ndërlidhet me rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça”.

Këtë material ajo ka thënë se nuk e ka fshehur, por nuk është dashur të zbulohej, për shkak se “do të kishte rrezikuar një hetim serioz, që mund të kishte çuar deri në vdekje ose në pasoja të mëdha”.

Bamieh ka thënë për “Kohën Ditore” se “EULEX-i ka frikë se çfarë dëshmish do të dilnin po të mbahej gjykimi për rastin e shpërthimit”. Ajo, po ashtu ka thënë se Prokuroria duhet të bëjë ankesë kundër këtij vendimi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...