Ahmeti ka dyshime se a duhet besuar ende EULEX-i për përgjimet

4 Gusht 2016 - 22:39      

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” rreth skandalit “Pronto 2”, duke hedhur dyshime se a duhet besuar EULEX-i.

Ai ka thënë se shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, protagonist i këtij skandali, është vetëm një hallkë e sistemit të gjerë të të papërgjuarve, transmeton Koha.net.

“Ai që nuk e kupton se e ka shkel ligjin me këto vendosje të njerëzve në borde është deputet (që voton për ligje) dhe shef i grupit parlamentar të partisë më të madhe në qeveri. Është vetëm një hallkë e sistemit të gjërë ku ka edhe shumë të tjerë të papërgjuar. Këtë sistem duhet shturrur dhe hetuar. Këto ditë plotë njerëz janë duke u menduar se a kanë folur me të në vitin 2011 dhe çka kanë thënë”, shkruan Ahmet.

Ahmeti më tej shkruan se EULEX-i i ka pasur të gjitha këto përgjime dhe i ka shpenzuar një milionë euro në ditë, por pa rezultat.

“Dhe krejt në fund, EULEX i ka pas krejt këto dhe i kanë shpenzuar nga 1 milion euro në ditë pa asnjë aktakuzë në këtë rast. Ende të besojmë në këtë mision?”, përfundon Ahmeti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...