Foto Ilustrim

Nesër protestohet në Prishtinë kundër krimit e korrupsionit, VV aty

4 Gusht 2016 - 19:52      

Qytetarë të mbledhur spontanisht kanë thirrur për nesër kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit pas publikimit të përgjimeve telefonike midis krerëve të PDK-së njëherësh zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.

Kësaj proteste do t’i bashkohen edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një njoftim të kësaj lëvizje thuhet se Vetëvendosje mbështet fuqishëm protestën e organizuar nga shoqëria civile, meqë sipas tyre reagimi qytetar ndaj një grushti zaptuesish është shpresa e vetme.

“Lëvizja Vetëvendosje mbështet pa rezervë protestën e organizuar nesër nga shoqëria civile kundër krimit e korrupsionit shtetëror. Publikimi i bisedave të fundit telefonike midis krerëve të PDK-së, e ka dëshmuar në zë e në figurë kapjen e shtetit nga strukturat kriminale që gjenden në maje të piramidës shtetërore. Këto biseda po qartësojnë në mënyrë retroaktive edhe shkaqet e vendimeve të dëmshme që ka bërë kjo kastë pushtetarësh të kapur e të shantazhuar. Reagimi qytetar kundër formave të ndryshme të padrejtësisë e shtypjes, sipas Vetëvendosjes “është shpresa e vetme për perspektivën e këtij vendi. Bashkimi gjithë popullor kundër një grushti zaptuesish krijon forcën dhe energjinë e duhur për t’i hequr qafe ata. Tashmë secili zhvillimi po na nxjerrë para një dileme ekzistenciale: Ose ata, ose Kosova!; ose qytetarët, ose klani Pronto”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje gjithë anëtarësisë e qytetarëve t’i bashkohen kësaj proteste.

“Ne nuk do të kursehemi të mbështesim nisma të tilla pavarësisht nëse jemi apo jo pjesë e organizimit”, thuhet në fund të njoftimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...