Vetëvendosje thotë se LDK-ja e kushtëzoi për votën e kredisë për autobusët [video]

4 Gusht 2016 - 19:29      

Kuvendi i Kosovës ka aprovuar garancinë për kredinë e autobusëve në Prishtinë.

Por, kjo u bë vetëm pasi me votat e 85 deputetëve të pranishëm, u votua marrëveshja financiare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për investime për projektin e rehabilitimit të linjës Hekurudhore 10.

Në këtë votim, mori pjesë edhe Vetëvendosje, duke thënë se kështu iu kushtëzua nga LDK-ja, dhe ky është kompromisi që po e bën Vetëvendosje.

Me 84 vota pro, një abstenim, Kuvendi miratoi projektligjin. Kjo kredi do të shfrytëzohet për blerjen e 51 autobusëve të rinj, të cilët do t’i shtohen Trafikut Urban.

Kuvendi gjithashtu ka aprovuar edhe projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, nuk ka kaluar Marrëveshja për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...