4 Gusht 2016 - 19:19
Kështu ka thënë drejtori i organizatës “Çohu”, Artan Demhasaj, lidhur me publikimin e bisedave telefonike të deputetit Adem Grabovci, ku ky i fundit dirigjon emërimet nëpër borde të ndërmarrjeve publike, raporton KTV.
Sipas tij, tash po shihet se të gjithë ata që kanë konkurruar, kanë kaluar nëpër filtra, duke ia humbur vlerën konkursit, pasi në borde janë zgjedhur vetëm ata që kanë qenë të përshtatshëm dhe të dëgjueshëm për partitë politike, e jo në bazë të meritokracisë.
Ndërkohë, drejtori i organizatës tjetër joqeveritare INDEP, Burim Ejupi, thotë se që nga shpallja e pavarësisë, kur ndërmarrjet publike kanë kaluar në pronësi të Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga Agjencia Kosovare për Mirëbesim, kanë filluar të rriten edhe emërimet politike në borde.
Sipas tij, këto emërime kanë ndikuar që t’u humbasë roli ndërmarrjeve publike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...