4 Gusht 2016 - 19:12
Aty ai vazhdon të tregojë autoritetin e tij në bashkëpunim me Nijazi Kryeziun e Prizrenit, duke vendosur për emrat që do të jenë në bordin e “Hodrodrinit”.
Nga kjo dyshe, eliminohen emrat që nuk janë të PDK-së, pavarësisht kualifikimeve që mund të kenë. Grabovci, që i telefonon Kryeziut, ia lexon 34 emrat e kandidatëve për bord, ndërsa ata seleksionohen nga Nijazi Kryeziu.
Për Fadil Kryeziun, një aktivist i LDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu thotë se duhet të hiqet nga lista sepse mund të veprojë njëjtë si prokurori Sylë Hoxha.
Ndërkohë, krejt këtë “përpjekje” për të punësuar njerëz, Grabovci, e lidh me atë që është premtuar në fushata zgjedhore. Ai thotë se nuk është krim të punësosh njerëz, dhe të gjithë që janë deputetë postet i kanë marrë falë këtij premtimi.
Ndërkohë, EULEX-i ka autorizuar nisjen e hetimeve lidhur me përgjimet e publikuara të ditëve të fundit, ku subjekt i tyre ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
Pas një takimi që është zhvilluar mes kryeprokurorit të EULEX-it, Claudio Pala, dhe kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është ngarkuar prokurori përgjegjës për rastin e ashtuquajtur të MTPT-së për të bërë një vlerësim të përmbajtjes së telekomunikimeve të përgjuara, ku do të shikohet nëse ekziston dyshimi i bazuar për inicimin e hetimit për pohimet e përmbajtura që dallojnë nga ato, për të cilat tashmë është marrë vendimi për ndërprerjen e hetimit.
Prokuroria e Shtetit, ka bërë të ditur se pas vlerësimit, ky raport do t’i dorëzohet kryeprokurorit të Shtetit dhe varësisht nga informatat do të krijohet një ekip të cilët pas verifikimeve dhe nëse vërehet se ka elemente të veprës penale, prokuroria do t’i fillojë hetimet, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer veprat.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...