Bashota i bashkohet kryetarëve të PDK-së si të dyshuar për vepra penale [video]

4 Gusht 2016 - 19:11      

Listës së kryetarëve të komunave të udhëhequra nga PDK-ja si të dyshuar për vepra penale, i shtohet edhe një emër.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Klinës, Sokol Bashota. Aktakuzë po ashtu është ngritur edhe ndaj zëvendësit të tij, nënkryetarit Enver Berisha, që është i AAK-së, por që bashkëqeveris me PDK-në në këtë komunë, raporton KTV.

Gjithashtu, pjesë e aktakuzës është edhe drejtori i Administratës në Komunën e Klinës. Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza ka të bëjë me dyshimet për një rast të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të hyrave/të ardhurave, dhuratave, dobive të tjera materiale ose detyrimeve financiare. Aktakuza është ngritur pranë Gjykatës Themelore në Pejë për rastin “Klina”.

“Katër të pandehur akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje kjo nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në bashkëkryerje sipas nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kohavisioni ka provuar të kontaktojë me kryetarin Bashota dhe zëvendësin e tij, Berisha, mirëpo asnjëri nga ta nuk ka qenë i qasshëm pas publikimit të ngritjes së aktakuzës ndaj tyre. Edhe raporti i Auditorit, i dalë në vitin 2015, pati gjetur dy veprime të Sokol Bashotës, si konflikt interesi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...