4 Gusht 2016 - 19:05
Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, duke folur para qeverisë, përkujtoi se prej kësaj marrëveshjeje varet liberalizimi i vizave dhe integrimet evropiane, raporton KTV. I bindur se kauza e opozitës është e paqëndrueshme, Mustafa ka ripërsëritur se ky vendim është i drejtë. E në Kuvend, Albin Kurti u është drejtuar deputetëve, duke u thënë se po duan ta vulosin se Kosova është shtet pa territor e kufij.
Dhjetëra përkrahës të Vetëvendosjes i janë përgjigjur ftesës për të dalë në sheshin “Skënderbeu”, përballë Kuvendit, në mënyrë që të ndalojnë, sipas tyre, futjen në rend të ditës, ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.
Nënkryetari i këtij subjekti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se “Vetëvendosje” nuk është kundër demarkimit, por kundër faljes së tokave. Pas dy orësh, protestuesit u shpërndanë të qetë, pasi u siguruan që në seancë nuk u fut në rend dite çështja e demarkacionit.
Kohavisioni ka marrë vesh nga burime të saj se ratifikimi i marrëveshjes pritet të ndodhë para 15 gushtit, gjasat janë që me 10 dhe 11 gusht.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...