Veseli përshëndet miratimin e Marrëveshjes Fulbright

4 Gusht 2016 - 16:12      

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme plenare, ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, Programi Fulbright i Shkëmbimit Akademik, i cili mundëson bursa studimore për studentët nga Kosova në SHBA.

Miratimin e kësaj marrëveshje e ka përshëndetur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke e konsideruar atë të një rëndësie të veçantë për të rinjtë tanë, transmeton Koha.net.

"Fulbright kaloi. Studentët dhe studiuesit tanë, do të kenë mundësi të studiojnë në Universitetet më prestigjioze amerikane, përmes bursave gjatë pesë viteve të ardhshme, falë marrëveshjes Fulbright mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje, do të thotë shumë për bashkëpunimin dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara, për të rinjtë tanë, të cilët pas shkollimit kthehen dhe japin kontribut në shtet-ndërtimin e Kosovës", ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Projektligjin e ka prezantuar ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i cili para deputetëve ka shkoqitur aspekte përmbajtësore të tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...