Deputeti Beqa kërkon shtetësi të Kosovës për shqiptarët e Luginës

4 Gusht 2016 - 15:25      

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa gjatë seancë së sotme të Kuvendit ka ngritur një çështje e cila është shqetësim i shumë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit e Menvegjës, të cilët që nga viti 2001 jetojnë në Kosovë si pasojë e presionit intensiv policor nga Serbia.

Beqaj, siç transmeton rtk, pasi ka përmendur Ligjin Nr.04/L-215, i cili rregullon formën se si fitohet shtetësia, ka shtuar:

Propozoj të iniciohet plotësim-ndryshimi i këtij ligji dhe të parashihet mënyra e fitimit të shtetësisë së Kosovës nga këta shtetas të Kosovës Lindore, të cilët e dëshmojnë qëndrimin e tyre ne Republikën e Kosovës pas vitit 1999.

Si dëshmi për banimin e tyre në Republikën e Kosovës mund të merren parasysh regjistra nga shpërngulja e tyre, përmes certifikatave të vendbanimeve, dëshmitarëve nga lagjet ku jetojnë, regjistrimin e fëmijëve në shkolla apo përfundimin e shkollës fillore, të mesme apo fakultetin në njërën nga institucionet e Arsimit ne Republikën e Kosovës, blerjen e pronës dhe dëshmi të tjera, të cilat vërtetojnë vendqëndrimin e tyre ne Republikën e Kosovës.

Kjo e drejtë e tyre duhet që t’iu mundësohet sepse defakto të gjithë këta shtetas nga këto treva i plotësojnë kushtet për të fituar shtetësinë e Kosovës, sepse jetojnë mbi 15 vite në Republikën e Kosovës.

Fakti se këta qytetarë nuk posedojnë shtetësinë e Kosovës i pengon vazhdimisht në qarkullimin e tyre, punësimin, shkollimin, marrjen e bursave dhe zhvillimin e një jete normale në shoqërinë tonë. T’ju ndihmojmë këtyre qytetareve në integrimin e tyre, deri sa të vijnë ditë me të mira për ta në trojet e tyre, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...